Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pamje e trishtueshme e rrahjes së basketbollistit të Trepçës (video)
    Ballina-2

    Pamje e trishtueshme e rrahjes së basketbollistit të Trepçës (video)

    17/11/2022 22:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar, por nuk dihet nëse dikush prej këtyre sulmueseve është arrestuar.

    Basketbollisti, Andrew Gordon, që luan në rolin e qendrës, ishte cak i një sulmi nga disa persona në vitin e kaluar, ku në pamjet e siguruara nga Nacionale, shihet qartazi duke u sulmuar e përplasur nga disa persona në një makinë.

    Nacionale ka kontaktuar me drejtuesit e klubit mitrovicas, të cilët kanë thënë se rasti në fjalë është i vjetër dhe se klubi nuk mund të flasë për një rast të tillë që ka ndodhur jashtë palestrës sportive.

    Mund të themi se është lehtësisht e dallueshme që klubi ka dëshiruar që ta fshehë këtë incident të ndodhur.
    Këtu ka bazë të mjaftueshme që rasti të vlerësohet edhe si racizëm, pasi është sulmuar një sportist me ngjyrë.

    Pamjet tregojnë qartë se kanë qenë një grup personash që kanë rrethuar qendrën amerikane të KB Trepçës para një autoveture, duke e sulmuar pa e kursyer aspak.

    Gazeta Nacionale gjatë orëve në vijim do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme që të kontaktojë me zyrtarët përgjegjës nga Federata e Basketbollit të Kosovës për të marrë nga ta ndonjë prononcim në lidhje me këtë incident të ndodhur.

    Njashtu, Gazeta Nacionale kontaktoi edhe Policinë e Kosovës, por e njëjta u shpreh se nuk kanë pasur informata më herët për këtë ngjarje.

    Kujtojmë se Andrew Gordon ishte basketbollisti i vetëm i huaj të cilit iu vazhdua kontrata edhe për një tjetër sezon nga klubi minator.

    Ishin paraqitjet e mira të basketbollistit amerikan ato që bindën drejtuesit e klubit të Trepçës që t’ia propozonin vazhdimin e kontratës.

    Ai ishte edhe prej basketbollistëve më të vlerësuar nga mbarë opinioni vendor, për shkak të rendimentit që tregoi veçmas në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.