Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pamje: Muric me pritje vendimtare ia siguroi tre pikët skuadrës së tij, ngjitja në Premierligë çdoherë më e mundur 
    Ballina-1

    Pamje: Muric me pritje vendimtare ia siguroi tre pikët skuadrës së tij, ngjitja në Premierligë çdoherë më e mundur 

    26/10/2022 10:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Paraelelisht me ndeshjet në Ligën e Kampionëve, u luajt një ndeshje shumë e bukur në Championshipin anglez mes Burnleyt dhe Norwichit, që u fitua nga vendësit 1:0. Gardiani “dardan”, Aro Muric, edhe një herë ishte protagonist. 

    Në një ndeshje të dominuar nga Burnley dhe me një atmosferë shumë të mirë, u shoqërua ndeshja kundër Norwichit. Thënë ndryshe, kjo ishte edhe ndeshja mes dy skuadrave që sezonin e kaluar ishin në Premierligë.

    Gjithsesi, Burnley me meritë, sado me vështirësi, arriti të ngadhënjejë dhe t’i marrë tre pikët, falë golit të vetëm që nga pika e bardhë shënoi Rodriguez 82’.

    Mirëpo tre pikëve Vincent Kompany nuk do të mund t’u gëzohej nëse nuk do të ishte përfaëqsuesi kosovar, Aro Muric.

    Në minutën e 89-të, kur rezultati ishte 1:0 në të mirë të Burnleyt, Norwich kishte një mundësi të artë shënimi për t’i barazuar shifrat.

    Mbrojtja fenomenale : https://streamja.com/embed/116e6

    Sulmuesi i spikatur finlandez, Pukki, nuk ia doli që ta dërgojë topin në kuadrat, sepse atij iu bë pengesë Aro Muric me një pritje bravoroze. 

    Përfaqësuesi finlandez nga afro shtatë metra goditi duke u munduar të shënojë në këndin e djathtë të portës, por ishte Muric ai qe me një zgjatje elastike ia doli që ta devijojë topin. 

    Ky ishte momenti i dytë vendimtar në ndeshje, pas penalltisë që u shënua në minutën e 82-të.
    Me këtë fitore Burnley shkon në kuotën e 32 pikëve, duke zënë vendin e parë. Tashmë rikthimi në Premierligë është objektivisht gjë e mundur.

    Kompany ka arritur ta konsolidojë mjaft mirë ekipin, duke e bërë edhe më kërkues seç ishte më herët nën drejtimin disa-vjeçar të trajnerit anglez Dyche, ku shpesh përshkruhej si futboll monoton dhe tejet defansiv.

    Sa i përket Aro Muricit kjo ishte ndeshja e pestë në kampionat që nuk pësoi gol.

    TË LIDHURA

    Te Sllovenia të bindur se mund ta mposhtin Kosovën

    13/11/2025 18:02

    Muriq kërkon kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026

    13/11/2025 17:21

    Gjyqtari i mirënjohur, Clement Turpin do ta drejtojë ndeshjen Slloveni – Kosovë

    13/11/2025 15:05

    Dardanët vazhdojnë përgatitjet me përkushtim maksimal, Zabërgja dhe Bekaj optimistë para ndeshjeve vendimtare

    11/11/2025 16:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.