Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Paqarada konfirmon kthimin te Kosova: Me ka munguar fanella, ajo më jep shumë emocione
    Ballina-2

    Paqarada konfirmon kthimin te Kosova: Me ka munguar fanella, ajo më jep shumë emocione

    09/03/2023 21:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi i St. Paulit, Leart Paqarada ka folur për mediumin e ekipit gjerman në lidhje me Kombëtaren e Kosovës.

    Alain Giresse pritet që shumë shpejtë ta publikojë listën për dy ndeshjet e para gjatë muajit mars për para-kualifikimet e EURO2024.

    Duket se Leart Paqarada do të jetë një prej lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Izraelit dhe Andorrës.

    “Në muajt e fundit ne kemi qenë gjithmonë në kontakt, në fakt gjithmonë kemi shkëmbyer pozitivitet. Shpresoj dhe mendoj se do të jem përsëri atje. Mezi pres, ka qenë gjithmonë ndjenjë e bukur. Pushimi ishte i mirë, por tani jam i emocionuar që do të luaj për vendin tim në kualifikueset e Kampionatit Evropian. Kjo është emocionuese dhe mua më ka munguar shumë gjatë një viti e gjysmë”, ka thënë Paqarada për mediumin e klubit

    Kujtojmë që Paqarada pati një problem me trajnerin e kaluar, Bernard Challandes – dhe kishte deklaruar se deri të largohet zvicrani nuk do të jetë më pjesë e ‘Dardanëve’.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.