Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Paqe në Suharekë, Ballkani dhe Malisheva ende pa fitore në këtë sezon
    Futboll vendor

    Paqe në Suharekë, Ballkani dhe Malisheva ende pa fitore në këtë sezon

    24/08/2025 18:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Java e dytë e Superligës së Kosovës solli një duel mjaft interesant mes Ballkanit dhe Malishevës, që në fund u mbyll baras me rezultat 1-1 në Suharekë.

    Malisheva ishte skuadra që e nisi më mirë ndeshjen. Pas disa tentimeve të hershme, në minutën e 16-të Ferati goditi me kokë nga afërsia, por topi u përplas në traversë, duke i shpëtuar vendasit nga një gol i sigurt.

    Rastet e mysafirëve nuk munguan, derisa në fund të pjesës së parë u shpërblyen. Pas një aksioni të shpejtë, Malisheva shënoi dhe shkoi në pushim me epërsi 0-1 me golin e Altin Aliut.

    Pjesa e dytë solli një Ballkan më të vendosur, që kërkonte të mos zhgënjente para tifozëve të vet. Pas disa tentimeve nga Bleart Tolaj dhe Marcel Ismajlgecit, barazimi erdhi në minutën e 62-të.

    Pas një tollovie në zonë nga një goditje këndi, brazilini Giovanni përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

    Deri në fund të takimit, të dyja skuadrat patën raste për gol. Almir Kryeziu shpërtheu disa herë me shpejtësi dhe tentoi nga distanca, por pa sukses, ndërsa Ibishi i mysafirëve nuk shfrytëzoi rastet e mira në minutat shtesë.

    Ndeshja u mbyll 1-1, një rezultat që nuk i kënaq plotësisht asnjërën skuadër. Ballkani mbetet ende pa fitore në këtë sezon pas dy xhirove të para, me dy barazime, ndërsa Malisheva merr pikën e parë, duke e regjistruar pas humbjes në javën hapëse. 

    TË LIDHURA

    Vetëm gjashtë skuadra s’kanë humbur deri tani në UEFA Conference League, në mesin e tyre edhe Drita

    28/11/2025 12:37

    Thierry Favre vlerëson progresin e FFK-së: Mesazhi që po jep udhëheqja aktuale është shumë i mirë

    27/11/2025 13:34

    Presidenti i FFK-së takon futbollistët e Gjeneratës së artë të FC Prishtina

    27/11/2025 13:33

    Broja: Besoj te cilësia e ekipit, synimi ynë do të jetë trepikëshi

    26/11/2025 18:43
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.