Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Para 10 viteve çerekfinalist në Champions, sot ekipi i njohur afër rënies në ligën e tretë
    Ballina-1

    Para 10 viteve çerekfinalist në Champions, sot ekipi i njohur afër rënies në ligën e tretë

    16/04/2023 11:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ishte sezoni 2012/13 kur ekipi spanjoll, Malaga po befasonte të gjithë me paraqitjet e saj.

    Ekipi që në vete kishte disa yje të futbollit, të udhëhequr nga Pellegrini u kualifikuan në Ligën e Kampionëve, madje duke shkuar më shumë se kaq.

    Ata kaluan fazën e grupeve dhe 1/8 e finales, duke e eliminuar Porton, shkruan Gazeta Express.

    Në çerekfinale, Malaga u eliminua nga Dortmundi me rezultat të ngushtë, 2:3.

    Atë vit, Dortmund u kualifikua në finale, për t’u mundur nga Bayerni 1:2.

    Por, 10 vite pas, Malaga është në gjendjen më të keqe të mundshme.

    Malaga aktualisht gjendet në vendin e 20-të në La Liga 2 dhe është shumë pranë rënies në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.