Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Para futbollit, Perishiq luante për Kroacinë në volejboll
    Ballina-2

    Para futbollit, Perishiq luante për Kroacinë në volejboll

    07/12/2022 10:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ivan Perishiq po mbron me krenari ngjyrat e Kroacisë në Kupën e Botës, duke arritur që bashkë me ekipin të shkojnë deri në çerekfinale.

    Por, para futbollit, Perishiq përfaqësonte Kroacinë edhe në një sport tjetër, atë të volejbollit.

    Në vitin 2017, anësori kroat, konkurroi së bashku me bashkëkombësin e tij, Niksa Dell’Orco, në turneun botëror të volejbollit të plazhit FIVB, Porec Major.

    Dyshja humbi të tre ndeshjet e tyre, ndaj dy ekipeve amerikane një braziliane, por ata padyshim lanë gjurmët e tyre, shkruan VBTV.

    Perishiq dhuroi të hollat që i fitoi nga paraqitjes për Federatën e Volejbollit të Kroacisë, për të ndihmuar në zhvillimin e tyre të volejbollistëve të plazhit.

    Disa vite pas paraqitjes së tij në Porec dhe pasi fitoi medaljen e argjendtë të Kupës së Botës ,më 2018, 33-vjeçari do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar vendin e tij për të ripërtërirë suksesin në Katar.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.