Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Para ndeshjes me Shqipërinë, Vuçiq ka një porosi për selektorin e Serbisë
    Ballina-2

    Para ndeshjes me Shqipërinë, Vuçiq ka një porosi për selektorin e Serbisë

    18/05/2025 15:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të shtunën mbrëma, në një tubim politik në qytetin e Nishit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përmendur edhe ndeshjen e ardhshme të futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet më 7 qershor në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

    Në prani të qindra qytetarëve dhe figurave të njohura, Vuçiq iu drejtua selektorit të Serbisë, Dragan Stojkoviq – i cili ishte i pranishëm në tubim – duke e përmendur ndeshjen ndaj Shqipërisë.

    “Pak më parë e kam parë dhe tani po e shoh që është sërish këtu. Ju lutem një duartrokitje të madhe për selektorin e Serbisë, Dragan Stojkoviq – Piksi, legjendën e Nishit, që nuk është fshehur si shumë të tjerë dhe erdhi që të jetë sonte me ne. Në qershor apo korrik luan atje ndaj Shqipërisë, t’i mposhtësh ata”, ka thënë Vuçiq, shkruan mediumi serb “Sport Klub”.

    Më herët gjatë së shtunës, Vuçiqi ka pasur edhe një takim me Stojkoviqin, i cili kishte ardhur në Nish për t’i dhënë përkrahje presidentit serb në tubimin e partisë së tij.

    Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet të jetë vendimtare për fatin e skuadrave në garën për vendin e dytë në grupin kualifikues.

    TË LIDHURA

    Shkëlqen PSG-ja dhe shkatërron Interin, fiton Championsin për herë të parë

    31/05/2025 23:00

    Dembele do të luajë edhe për “Topin e Artë”

    31/05/2025 20:32

    Tahir Batatina: Edhe 20 vjet s’do ta shihni Llapin në barazh

    31/05/2025 19:20

    Llapi mbetet në Superligë, mposht Vushtrrinë pas penalltive

    31/05/2025 18:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.