Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Paralajmërimi i Salah: City do të kthehet shpejt dhe mund të mos e humbë asnjë pikë
    Ballina-2

    Paralajmërimi i Salah: City do të kthehet shpejt dhe mund të mos e humbë asnjë pikë

    07/01/2025 14:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenali po has në vështirësi ta gjejë vazhdimësinë, Liverpooli është duke e pasur një sitëm të jashtëzakonshëm në Premierligë, duke përfituar nga kriza e thellë që e ka kapluar Manchester Cityn.

    “Reds” e kanë një avantazh prej 12 pikësh dhe një ndeshje më pak në krahasim me “Citizens”.

    Por, krejt kjo nuk mjafton që të qëndrojë i qetë Mohamed Salah, i cili i ka zhvilluar 19 ndeshje dhe i ka realizuar 18 gola në Premierligë.

    “Jam mjaft i befasuar nga Manchester City, por e kuptoj. E kanë gjithmonë të njëjtin trajner, të njëjtit lojtarë”, deklaroi sulmuesi i Liverpoolit për “Canal+”.

    “Natyrisht, kanë pasur edhe lëndime, kjo nuk duhet të injorohet. Por, jam i sigurt se do të arrijnë të dalin nga kriza dhe ta rigjejnë nivelin e tyre. Kështu që, duhet të vazhdojmë të fitojnë ndeshje sepse, kur ta gjejnë çelësin, mendoj se nuk do ta humbasin as edhe një pikë”, shtoi tutje sulmuesi egjiptian.

    Salah po e kalon vitin e fundit të kontratës me “Të Kuqtë”, ndërsa synon të largohet si hero me trofe të fituar në këtë edicion, nëse palët nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit. 

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.