Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Paralajmërohen tifozët kuq e zi: Nëse përsëriten incidentet, e mbyllim stadiumin
    Ballina-1

    Paralajmërohen tifozët kuq e zi: Nëse përsëriten incidentet, e mbyllim stadiumin

    03/10/2023 16:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka ka paralajmëruar tifozët kuq e zi që të mos krijojnë incidente si ato kundër Polonisë sepse kjo mund t’i detyrojë që të mbyllin dyert e stadiumit dhe ndeshjet të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

    Federata Shqiptare u dënua me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarreve në fushën e lojës gjatë ndeshjes me Poloninë në “Air Albania” dhe Duka ka kërkuar që situata të tilla të mos përsëriten.

    “Nëse do të ketë sërish ngjarje të tilla, atëherë do të detyrohemi të luajmë me dyer të mbyllura. Kemi marrë masat që të shmangim incidente të tilla. Nuk është vetëm dëmi ekonomik i të luajturit pa tifozë, por ato flakadanë rrezikojnë të dëmtojnë edhe njerëz të tjerë, siç ka ndodhur jo pak nëpër botë. Kemi hartuar një plan masash për të shmangur incidente të tilla, në koordinim me Policinë e Shtetit, pasi edhe përgjegjësia e saj është më e madhe. Shpresoj të kemi një ndeshje Fair Play në shkallët e stadiumit”, ka thënë Duka në një intervistë për ‘Supersport”

    Ai më pas ka zbuluar se tashmë janë prerë biletat për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

    “Ne në një lloj mënyre e kemi prerë biletën, pasi kemi bërë prenotimet në hotelet në të gjithë qytetet e mundshme ku do të ketë ndeshje. Kemi edhe tre finale, ndaj shpresoj që ta arrijmë edhe në fushë, duke dhënë maksimumin”, ka theksuar Duka. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Chelsea do t’i shesë shtatë lojtarë, Broja njëri prej tyre

    17/07/2025 18:06

    Vetëm Mbappe e Lunin në ceremoninë përshëndetëse të Lucas Vazquezit

    17/07/2025 18:04

    Modriqi mbeti i impresionuar nga Igli Tare

    16/07/2025 18:12

    Zhvillim i papritur, Xhaka mund të kthehet në Premier League

    16/07/2025 17:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.