Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Parashikimi i Van der Vaart për Holandën kundër Argjentinës shkakton zemërim, tifozët e quajnë ‘arrogant’
    Ballina-1

    Parashikimi i Van der Vaart për Holandën kundër Argjentinës shkakton zemërim, tifozët e quajnë ‘arrogant’

    09/12/2022 16:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozët kanë kritikuar ashpër parashikimin ‘arrogant’ të Rafael van der Vaart për Përfaqësuesen e Holandës për ndeshjen çerekfinale kundër Argjentinës.

    Holanda përballet me Argjentinën e Lionel Messit për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës “Katar 2022”, me Van der Vaart të sigurt për një fitore ‘të lehtë’ të kombëtares së tij.

    Ai ka mbështetur skuadrën e Louis van Gaal për të mposhtur kombëtaren Albiceleste, duke parashikuar një fitore 3-0 ndaj ekipit të Messit.

    “Messi e tregoi veten edhe një herë në këtë turne, por djemtë rreth tij nuk janë aq të mirë”, ka thënë fillimisht Van der Vaart për OP1.

    “Do të jetë e lehtë! 3-0 fiton Holanda”, u përgjigj holandezi kur u pyet për parashikimin e rezultatit.

    🇳🇱🗣️ Van der Vaart: “Messi has shown up again this tournament, but his teammates are not that great. I expect it to end 3-0 for the Netherlands.” pic.twitter.com/3gEFaF0pAS

    — Barça Worldwide (@BarcaWorldwide) December 8, 2022

    Natyrisht, parashikimi i guximshëm i Van der Vaart zemëroi fansat në internet, me disa njerëz që e cilësuan ‘arrogant’.

    “Aq sa njerëzit i urrejnë anglezët për “arrogancën” e tyre, holandezët janë me të vërtetë kombi më arrogant, veçanërisht për një vend që nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës”, shkroi një përdorues i Twitterit.

    “Unë nuk jam një tifoz i Argjentinës, por sa dua që ata t’i përulin këta djem…”, shkroi një tjetër tifoz.

    “Mezi pres të shoh Van Der Vaart dhe pjesën tjetër të mediave holandeze të hanë fjalët e tyre nesër” dhe “Sa shumë po flasim, ata do të humbasin kaq keq”, ishin disa komente tjera të tifozëve. 

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.