Futboll ndërkombëtar

Paris Saint-Germain nënshkruan me lojtarin që ka mbiemër karakteristik

Paris Saint-Germain nënshkruan me lojtarin që ka mbiemër karakteristik

Paris Saint-Germiani ka nënshkruar kontratë profesionale me Ayman Karin. Ayman Kari me kontratën e re do të mbetet në “Parkun e Princave” deri më 30 qershor të vitit 2025. “Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e kontratës së parë profesionale të Ayman Karit. Mesfushori tani ka kontratë me klubin parisien deri më 30 qershor

Besnik Batusha

Paris Saint-Germiani ka nënshkruar kontratë profesionale me Ayman Karin.

Ayman Kari me kontratën e re do të mbetet në “Parkun e Princave” deri më 30 qershor të vitit 2025.

“Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e kontratës së parë profesionale të Ayman Karit. Mesfushori tani ka kontratë me klubin parisien deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftimin zyrtar të PSG-së.

🔴🔵✍️ Le Paris Saint-Germain est heureux d’annoncer la signature du premier contrat professionnel d’Ayman Kari.

Le milieu de terrain est désormais lié au club de la capitale jusqu’au 30 juin 2025.https://t.co/mN4LxDX7cV

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 5, 2023


Ayman Kari iu bashkua Qendrës Para-Trajnuese të klubit në moshën 11 vjeçare përpara se të bashkohej me Qendrën e Trajnimit të Parisit.

Mesfushori fillimisht evoluoi me U17 dhe më pas u vendos si titullar me U19.

Që nga fillimi i sezonit 2022-2023, mesfushori 18-vjeçar i është bashkuar grupit “elitar” dhe stërvitet rregullisht me ekipin e parë.

Ayman KariParis Saint-Germain

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions