Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Parisi fiton përballjen e gjigantëve, City rrezikon eliminimin e turpshëm
    Ballina-1

    Parisi fiton përballjen e gjigantëve, City rrezikon eliminimin e turpshëm

    23/01/2025 00:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndeshje të zjarrtë kanë zhvilluar Paris Saint-Germaini dhe Manchester City të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”.

    Pas një rikthimi dramatik, fitores iu gëzua skuadra vendase Parisi. 

    Me fitoren 4:2, Parisi është në pozitë të mirë për avancim në fazën e plejofit në Champions. Një xhiro para fundit renditet i 22-ti me 10 pikë. Ndërkohë Manchester  City rrezikon shumë seriozisht eliminimin që në fazën e ligës, që do të ishte turpërim për kampionin anglez. Aktualisht City mban vendin e 25-të me tetë  pikë. Kjo pozitë në fund nuk siguron avancimin. Pozita e fundit që siguron avancimin është e 24-ta.

    Golat u shënuan në pjesën e dytë. 

    Jack Grealish dhe Erling  Haaland shënuan golat për Cityn në minutën e 50-të dhe të 53-të. Pas epërsisë 2:0 të Cityt, nisi rikthimi i vendasve. 

    Ousmane Dembele shënoi për 2:1 në minutën e 56-të, ndërsa Bradley Barcola shënoi golin e barazimit 2:2 menjëherë në minutën e 60-të. Joao Neves shënoi golin e epërsisë 3:2 në minutën e 78-të.

    Për 4:2 në të mirë të Parisit shënoi Goncalo Ramos në minutën e 93-të.

    Në xhiron e tetë të fazës së ligës, që është e fundit, Manchester City e pret Club Bruggen, ndërsa PSG-ja luan në udhëtim ndaj Stuttgartit.

    TË LIDHURA

    Mbështetje shumë e madhe për Muriqin në stërvitjen e fundit të vitit

    31/12/2025 15:58

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.