Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Parisi “shkatërron” Real Madridin
    Ballina-1

    Parisi “shkatërron” Real Madridin

    09/07/2025 23:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Fituesi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, mposhti Real Madridin thellë 4:0 në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës për Klube. Kjo ndeshje u zhvillua në “MetLife Stadium” të mërkurën mbrëma. 

    Parisi e nisi furishëm ndeshjen duke krijuar epërsi 2:0 brenda nëntë minutave. Të dy golat parisienët i shënuan pas gabimeve të lojtarëve të ekipit spanjoll.

    Golin e epërsisë 1:0 për PSG-në e shënoi Fabian Ruiz në minutën e gjashtë. Asituesi i golit të parë, Ousmane Dembele e shënoi golin e dytë në minutën e nëntë. PSG-ja nuk u ndal dhe shënoi edhe golin e tretë. Për 3:0 shënoi gol sërish Ruiz. Ai golin e tretë e realizoi në minutën e 24-t.

    Golin për 4:0 e shënoi Goncalo Ramos në minutën e 87-të. Eliminimi i Realit shënon edhe fundin e Luka Modriqit te klubi mbretëror. 

    Në finale, PSG-ja do të përballet kundër Chelseat. Ndeshja do të luhet të dielën nga ora 21:00.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.