Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Parma mposht Milanin, kuqezinjtë pa fitore pas dy xhirosh
    Ballina-2

    Parma mposht Milanin, kuqezinjtë pa fitore pas dy xhirosh

    24/08/2024 20:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Parma ka shënuar fitore ndaj Milanit me rezultat 2-1 në kuadër të javë së dytë të Seria A.

    Vendasit e nisën shumë mirë lojën, duke shënuar që në minutën e dytë dhe në rastin e parë ë tyre.

    Dennis Man kontrolloi bukur një pasim të Emanuele Valeri për të shënuar për 1-0.

    Milani kishte tri raste radhazi brenda dy mintuash për të barazuar, por Noah Okofor, Strahinja Pavlovic dhe Tijjani Reijnders nuk ia dolën të kalonin portierin Zion Suzuki.

    Para mbylljes së pjesës së parë, Parma ka mundur të shënojë me Simon Sohm dhe Valentin Mihaila por që rezultati nuk ndryushoi.

    Milani e nisi furishëm pjesën e dytë me raste nga Tijjani Reijnders dhe Christian Pulisic, por që nuk arritën të barazonin, ndërsa Parma po ashtu humbi rast të mirë me Dennis Man.

    Minuta e 66-të solli barazimin, kur Pulisic mori një pasim nga Rafael Leao për të shënuar për 1-1.

    Kur pritej që Milanin të merrte lojën nën kontroll dhe të arrinte epërsinë, Parma në anën tjetër ia doli të shënojë.

    Zhvillohej minuta e 77-të, kur Pontus Almqvist asistoi te Matteo Cancellieri që shënoi për 2-1.

    Koha e mbetur dhe pesë minutat shtesë nuk e ndihmuan Milanin të merrte të paktën një pikë.

    Parma ka katër pikë pas dy ndeshjesh, ndërsa Milani është me një pikë.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.