Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Parma rikthehet dhe ndal Interin – Ndizet gara për titull në Serie A
    Ballina-2

    Parma rikthehet dhe ndal Interin – Ndizet gara për titull në Serie A

    05/04/2025 20:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një ndeshje dramatike në “Ennio Tardini” përfundoi me barazim 2:2, teksa Parma arriti të rikthehet nga disavantazhi prej dy golash për të ndalur liderin e kampionatit, Interin. Zikaltërit humbin dy pikë të vlefshme në garën për titull, duke i dhënë mundësi Napolit të afrohet, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Inter e nisi fuqishëm sfidën dhe kaloi në epërsi qysh në minutën e 15-të, kur Matteo Darmian shfrytëzoi shënoi për 0:1. Në fundin e pjesës së parë, ishte Marcus Thuram që dyfishoi rezultatin në minutën e 45-të, duke lënë përshtypjen se ndeshja ishte e mbyllur që në pjesën e parë.

    Por Parma kishte plane të tjera. Skuadra vendase u rikthye me një qasje më agresive në pjesën e dytë dhe arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 60-të përmes Adrian Bernabé, që riktheu shpresën për “Crociati”.

    Vetëm nëntë minuta më vonë, Parma e kompletoi rikthimin e saj. Ondrejka barazoi shifrat në 2:2 që elektrizoi tifozët vendas dhe vulosi një rezultat të papritur.

    Inter, ndonëse dominoi në statistika, nuk arriti ta rikthejë avantazhin dhe largohet nga Parma vetëm me një pikë. Tani, zikaltërit kanë 68 pikë, vetëm katër më shumë se Napoli, që ka një ndeshje më pak të luajtur dhe mund ta zvogëlojë diferencën në vetëm një pikë.

    Nga ana tjetër, Parma siguron një pikë të rëndësishme në betejën për mbijetesë, duke shkuar në kuotën e 27 pikëve dhe duke qëndruar për momentin jashtë zonës së rënies.

    TË LIDHURA

    Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

    07/06/2025 23:38

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21

    Serbët sërish pas, Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata aktuale në Grupin K

    07/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.