Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Partneret atraktive të lojtarëve të Kombëtares së Kroacisë në Kampionat Botëror
    ShowSport

    Partneret atraktive të lojtarëve të Kombëtares së Kroacisë në Kampionat Botëror

    01/12/2022 23:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kroacia janë një kombëtare mjaft e fortë në Kampionatin Botëror.

    Në kampionatin e parafundit, ata arritën në finale dhe u renditën të dytit në Botërorin ‘Rusia 2018’, shkruan The Sun.

    Tani, ata duket se kanë një këmbë në 1/16-tën e Botërorit 2022 në ndeshjen e fundit të grupit kundër Marokut.

    Duke i brohoritur në Katar ka qenë ‘tifozja më e nxehtë’ e këtij kampionati, Ivana Knoll.

    Dhe kjo nuk është mbështetja e vetme femërore që lojtarët kanë – pasi të dashurat dhe gratë e disa prej tyre janë gjithashtu mjaft tërheqëse.

    Njihuni me disa nga partneret më tërheqëse të lojtarëve të Kroacisë:

    Izabel Kovacic

    Foto: Alany

    Më e njohura prej tyre është bukuroshja Izabel, gruaja e mesfushorit të Chelseat, Mateo Kovacic.

    Foto: Instagram

    Reklama

    E ngjashme me Shakiran për shkak të flokëve të saj bionde kaçurrela, ajo dikur ishte një super modele.

    Megjithatë, tani ajo është një stiliste e modës – pasi lansoi në treg një sërë produktesh organike dhe miqësore me mjedisin për fëmijë me kompaninë “Lunilou” në vitin 2015.

    Foto: Instagram

    Ajo drejton biznesin së bashku me motrën më të madhe, Ivana Lucic – e cila që atëherë është degëzuar në shitjen e produkteve të modës për femra dhe meshkuj, të cilat janë bërë me materiale të qëndrueshme.

    Silvija Brozovic

    Foto: Instagram

    29-vjeçarja Silvija është gruaja e yllit të Interit, Marcelo Brozovic.

    Foto: Instagram

    Dyshja u martuan në vitin 2016, pas disa vitesh së bashku.

    Foto: Instagram

    Silvija krenohet me mbi 16,000 ndjekës në Instagram, ku ndan shpesh me fansat jetën e saj familjare dhe fotografitë e lezetshme me dy fëmijët e tyre, Aurora dhe Rafael.

    Reklama

    Josipa Perisic

    Foto: Instagram

    Josipa, 32 vjeçe, ishte një fat i mirë për sulmuesin në Kampionatin Botëror 2018, ku vendi i tij Kroacia arriti në finale.

    Bukuroshja brune ishte gjithmonë e pranishme në tribuna, e veshur me një fanellë të Kroacisë dhe duke brohoritur për burrin e saj.

    Foto: Instagram

    Dyshja janë njohur me njëri-tjetrin që në fëmijëri dhe përfundimisht u martuan në vitin 2012.

    Iris Rajçiq

    Foto: Instagram

    Missi i heroit golashënues kroat Marko Livaja, Iris është një trajnere personale e fitnesit.

    Ajo është mbështetësja më e madhe e sulmuesit – duke veshur rregullisht një fanellë me emrin e tij të skalitur në shpinë.

    Foto: Instagram

    E mrekullueshmja Rajcic është nëna krenare e dy fëmijëve: Elizabet dhe Lorenzo.

    Marija Grbesa

    Foto: Instagram

    Marija, 27 vjeçe, është e martuar me mesfushorin e Atalantas, Mario Pasalic.

    Reklama

    Foto: Instagram

    Dyshja u martuan në vitin 2019 në ishullin e bukur të Ciovos, ku ai ishte i rrethuar nga disa prej shokëve të tij të skuadrës.

    Foto: Instagram

    Grbesa shpesh tregon hobit e saj në Instagram, të cilat përfshijnë skijimin dhe ecjen në male.

    Helena Matiq

    Foto: Instagram

    Zeshkania e mrekullueshme Helena është në duar të sigurta me Dominik Livakovic – nr 1 i Kroacisë.

    Foto: Instagram

    Ajo është një stiliste tekstile nga Zagrebi dhe rendit patinazhin në akull si një nga argëtimet e saj të preferuara.

    Foto: Instagram

    Helena është gjithashtu e përkushtuar ndaj qenit të tyre, Cruz, fotografitë e të cilit i publikon rregullisht në Instagram.

    Sara Ivusiç

    Foto: Instagram

    Sara është gjithashtu një modele dhe është bashkëshortja e Ivica Ivusic.

    Reklama

    Ajo është mikeshë me Izabel Kovacic – dhe është parë duke modeluar linjën e veshjeve të shoqes së saj në rrjetet sociale.

    Foto: Instagram

    Kur ajo nuk është duke e mbështetur burrin e saj, Sara mund të shihet duke treguar dashurinë e saj për djalin e tyre.

    Por, ndër vite ajo e ka mbajtur private romancën me Ivican.

    TË LIDHURA

    Spalletti largohet me fitore nga Italia

    09/06/2025 23:42

    Shkëlqen Haaland, Norvegjia drejt kualifikimit në Botëror

    09/06/2025 23:39

    Dy ndeshje, pesë gola – grumbullimi i qershorit ka një emër: Albion Rrahmani

    09/06/2025 22:19

    Albion Rrahmani pas het-trikut ndaj Komoreve: Krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren

    09/06/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.