Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Partneret e futbollistëve shkaktuan ‘trazira’ në kampin e skuadrës, nis hetimi për dështimin e Gjermanisë
    Ballina-1

    Partneret e futbollistëve shkaktuan ‘trazira’ në kampin e skuadrës, nis hetimi për dështimin e Gjermanisë

    08/12/2022 21:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas eliminimit të dytë radhazi të Gjermanisë që në fazën grupore të Kampionatit Botëror, është zhvilluar një hetim për fushatën e tyre aspak të mirë.

    Hansi Flick mbijetoi në rolin e përzgjedhësit, por mediat gjermane pretendojnë se një “ndjesi pushimi” në kampin e skuadrës kontribuoi në dështimin e tyre.

    Sipas Bild, shefat e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) mbajtën një takim krize dy orë e gjysmë, pasi u larguan nga Grupi E duke mbetur prapa Japonisë dhe Spanjës.

    Kevin Trapp u shoqërua nga e dashura e tij supermodele, Izabel Goulart (Foto: Getty Images)

    E njëjta gazetë raporton se punonjësit e DFB ishin të mahnitur me atë që panë në bazën prej ‘pelushi’, Zulal Wellness Resort, e cila ishte një orë e gjysmë me automjet larg nga Doha.

    Skuadra e Gjermanisë qëndroi në resorin Zulal Wellness Resort në veri të Dohas (Foto: Reuters)

    Ata rezervuan më shumë se një të katërtën e dhomave me pesë yje dhe iu dha leja për të ftuar partneret e tyre të qëndronin në hotel për dy net përpara ndeshjes së fundit të grupit kundër Kosta Rikës. Por, thuhet se kjo ka sjellë probleme.

    Ilkay Gundogan dhe bashkëshortja e tij, Sara Arfaoui (Foto: Instagram)

    Bild pretendon se një numër i partnereve kaluan kohë duke bërë selfie në pishinën e hotelit, ndërsa partnerët e tyre ishin kujdesur për fëmijët. Është sugjeruar se jo të gjithë lojtarëve u pëlqeu situata që ndodhi.

    Dhe ‘ndjesia e pushimeve’ në hotel në resorin që ndodhej 111 kilometra larg nga Doha, raportohet se ka kontribuar në dështimin në fushë.

    E dashura e Kai Havertz, Sophia Weber, me fanellë të Gjermanisë (Foto: Getty Images)

    Gjermania mbeti dy pikë prapa fituesit të grupit, Japonisë dhe u eliminua me pikë të barabarta me Spanjën që përfundoi në vend të dytë.

    Disa të dashura dhe bashkëshorte të futbollistëve janë parë në tribuna duke bërë tifo për Gjermaninë para largimit të parakohshëm. /Telegrafi/

    Gruaja e Matthias Ginter, Christina (Foto: Instagram)

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.