Partneres së ekipit të Anglisë për Kupën e Botës janë rrugës për në Katar për t’u bashkuar me Tre Luanët sot.
Gratë, të dashurat dhe anëtarët e familjes së futbollistëve u panë duke u grumbulluar në aeroportin e Manchesterit këtë mëngjes (e diele) për të kapur një fluturim të shkurtër për në Londër përpara se të hipnin në një aeroplan tjetër për udhëtimin shtatë-orësh për në Katar.
Gruaja e portierit të Anglisë, Jordan Pickford, Megan, u pa duke mbajtur një kukull të bashkëshortit të saj me fanellën e Anglisë, duke shtrënguar lodrën përkëdhelëse ndërsa kontrollonte bagazhin përpara se të kapte fluturimin për në Gatwick.
Ndërkohë, gruaja e Kyle Walker, Annie, mbajti një kapelë kauboji anglez mbi një valixhe.
Annie dhe Megan u bashkuan me Fern Maguire, gruaja e qendërmbrojtësit Harry Maguire, Sasha Attwood, e dashura e Jack Grealish dhe Charlotte Trippier, gruaja e mbrojtësit të djathtë Kieran për fluturimin e shkurtër për në Londër.
Partneret e futbollistëve u panë duke u përqafuar me njëra-tjetrën ndërsa prisnin në radhë me pasagjerët e tjerë.
Shumë prej tyre ishin të veshur me rroba të rehatshme, gati për fluturimin shtatë-orësh drejt shtetit të Gjirit përpara fillimit të fushatës së Kupës së Botës të Anglisë.
Sapo të mbërrijnë në Katar, ato do të dërgohen në MSC World Europa – një anije lundrimi luksoze e quajtur “pallat lundrues” i cili do t’i shoqëroi gjatë kohëzgjatjes së turneut.
Anija e pabesueshme e lundrimit prej 1 miliard funte apo 1.1 miliardë euro – e cila zakonisht kushton 2,434.80 funte (2.7 milionë euro) për nëntë netë – ka ngritur bazën në Portin e Dohas gati për të akomoduar familjet e futbollistëve.
Mysafirët do të jetojnë një jetë të mirë falë salloneve të bukurisë në bord, butikëve, 14 xhakuzëve me pamje nga oqeani për t’i mbajtur ata të argëtuar mes ndeshjeve.
Por ndërsa partneret e futbollistëve do të shijojnë luksin e anijes luksoze – e kompletuar me qendrën e saj tregtare, shesh patinazhi në disko dhe një sërë klubesh për fëmijë – thuhet se lojtarët nuk do të lejohen në bord.
Diku tjetër në linjën e lundrimit, një zonë Sportplex ofron basketboll, makina parakolp dhe madje edhe një shesh patinazhi disko, që do të thotë shumë mundësi për argëtim, së bashku me më shumë se 30 bare dhe kafene, si dhe një mikro-birrari.
Në shumë hotele nuk lejohen as zona për banjo dielli. Por duke qëndruar në anije, mysafirët thjesht pushojnë dhe kalojnë një kohë të mirë. Nëse Anglia shkon deri në fund, ka të ngjarë të bëhet si një karnaval në bord.
Në Katar ka rregulla strikte për alkoolin, por për shkak se MSC World Europa është ‘off-shore’, ata që janë në bord mund të pinë shampanjë pa frikë nga pasojat ligjore.
Megjithatë, tifozët e rregullt që ndjekin Kupën e Botës nuk janë aq me fat.
Tashmë ata janë ankuar për ndalimin e pijeve alkoolike në stadium që është vendosur vetëm disa ditë përpara fillimit të turneut.