Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Partnerja e Ibrahimoviç rrëfen si u takuan, ata janë bashkë më shumë se dy dekada dhe kurrë nuk u martuan
    Futboll ndërkombëtar

    Partnerja e Ibrahimoviç rrëfen si u takuan, ata janë bashkë më shumë se dy dekada dhe kurrë nuk u martuan

    05/01/2023 22:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti Zlatan Ibrahimovic dhe sipërmarrësja Helena Seger janë në një lidhje prej më shumë se 20 vitesh dhe lidhja e tyre ende ngjall interes publik.

    Ajo së fundmi ka treguar në një intervistë për revistën Elle se si nisi në mënyrë interesante lidhja e tyre e dashurisë.

    “Ai e parkoi keq Ferrarin e tij në parkingun në Malmo. Unë nuk mund ta parkoja Mercedesin tim. Dola nga automjeti dhe me pafytyrësi i thashë të lëvizte menjëherë. Me sa duket ai pa diçka që i pëlqeu shumë. Pjesa tjetër është histori”, ka treguar Helena me buzëqeshje.

    Çifti kanë dy fëmijë bashkë, Maximilian (16 vjeçar) dhe Vincent (14 vjeçar), ndërsa partnerja e Ibras në të kaluarën ka shpjeguar pse nuk kanë vendosur të martohen.

    “Mendoj se Zlatani më pëlqen sepse mund t’i kundërvihem. Unë kam një origjinë të rëndësishme dhe e kam ndërtuar karrierën time me shumë sakrifica. Martesa mund të ma prishë ndjenjën e pavarësisë. Nuk dua të etiketohem si gruaja e një futbollisti. Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se sa shumë kam studiuar, punuar dhe luftuar në jetë”, ka sqaruar Seger.

    Për kujtesë, 41-vjeçari së fundmi është filmuar duke shijuar pushimet e Vitit të Ri në plazhin e Miami. Duke qenë se ata përpiqen të ruajnë privatësinë, publiku u befasua nga fotografitë e tij me Helenan.

    Me këtë lëvizje ata kanë mohuar zërat se Ibra e ka tradhtuar në disa raste. Mediat kishin spekuluar se sulmuesi i Milanit, se ndër të tjera, ka pasur një aferë me Diletta Leotta.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.