Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pas akuzave ndaj United, Botërori mund të sjellë edhe ‘rilindjen’ e Cristiano Ronaldos
    Ballina-1

    Pas akuzave ndaj United, Botërori mund të sjellë edhe ‘rilindjen’ e Cristiano Ronaldos

    19/11/2022 13:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas akuzave ndaj United, Botërori mund të sjellë edhe ‘rilindjen’ e Cristiano Ronaldos

    Kush e di se çfarë kalon në kokën e Cristiano Ronaldos në prag të Kupës së tij të pestë të Botës, aq sa “Topa të Artë” ai ka fituar në karrierën e tij.

    Është një nga momentet më delikate, më të veçanta, intensive në historinë e futbollit të fenomenit portugez. Kush është dhe do të jetë ende njeriu simbol, udhërrëfyesi i Portugalisë së tij, por që mbërrin në këtë ngjarje botërore me supozime shumë të ndryshme, në krahasim me ato të së shkuarës?

    Sezoni i tij te Manchester United është shumë më i ulët se pritshmëritë, për sa i përket kohës së tij në fushën e gjelbërt dhe mbi të gjitha të protagonizmit (dhe për rrjedhojë edhe golave). Marrëdhënia e tij me trajnerin Ten Hag është në nivelin më të ulët historik, siç tregohet edhe nga intervista e fundit shpërthyese e Cristiano Ronaldos.

    Akuzat e forta dhe të gjithanshme nga portugezi, i cili në një farë mënyre emocionoi pothuajse 500 milionë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, por edhe dhjetëra njerëz, përfshirë lojtarë dhe staf, të cilët janë rreth kombëtares luzitaniane. Duhet të kuptojmë, se si do të jenë pritur fjalët e tij, si do t’i ketë kuptuar skuadra mendimet e tij dhe si do të reagojë ai.

    Me siguri, CR7 në “Katar 2022” do të jetë maja e shtizës së një skuadre e cila, për shkak të cilësisë së saj, pashmangshmërisht përfshihet në listën e të favoritëve. Këtu, në rast se fitorja e madhe arrin Cristiano Ronaldo mund të ‘fitojë’ shumë. Prandaj është e pamundur, që kjo arsye të mos shihet një motiv shtesë në këtë ngjarje që mund të ngrejë imazhin e Ronaldos edhe më tej në historinë e futbollit dhe të përmbysë plotësisht kuptimin e sezonit të tij. Dhe ndoshta karrierën…

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.