Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pas Bayernit, Saarbrueckeni eliminon edhe Frankfurtin
    Ballina-2

    Pas Bayernit, Saarbrueckeni eliminon edhe Frankfurtin

    06/12/2023 21:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Saarbrueckeni ka vazhduar me befasi në Kupën e Gjermanisë. Pasi e eliminoi Bayern Munichun në raundin e dytë, Saarbrueckeni ka eliminuar edhe skuadrën tjetër të Bundesligës, Eintracht Frankfurtin.

    Skuadra e kategorisë së tretë të futbollit gjerman fitoi 2:0 në shtëpi ndaj fitueses së Ligës së Evropës për edicionin 2021/22.

    Në pjesën e parë vendësve iu anulua një gol në minutën e 20-të, ndërsa për 1:0 realizoi Kai Brunker, në minutën e 64-t.

    Luca Kerber e shënoi golin e dytë në minutën e 79-të.

    Nga minuta e 83-të, mysafirët luajtën me një lojtar më pak në fushë, pasi direkt me të kuq u ndëshkua sulmuesi Noel Futkeu.

    Mesfushori shqiptar, Tim Civeja, ishte në bankën rezervë te Saarbrueckeni.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.