Pas dënimit ja në cilin vend do renditet Juventusi në Serie A

Klubi italian Juventus nga lufta për titull, tani duhet që të përqendrohet për një vend në garat evropiane – edhe aty duket se do ta ketë mjaft vështirë. Kjo pas Gjykata e Apelit, e ka dënuar me një dënim prej -15 pikëve, për një rast që është zbuluar në kuadër të fitimeve kapitale. Prokurori i
Klubi italian Juventus nga lufta për titull, tani duhet që të përqendrohet për një vend në garat evropiane – edhe aty duket se do ta ketë mjaft vështirë.
Kjo pas Gjykata e Apelit, e ka dënuar me një dënim prej -15 pikëve, për një rast që është zbuluar në kuadër të fitimeve kapitale.
Prokurori i FIGC Giuseppe Chine i kërkoi Gjykatës së Apelit të rihapë procedurat kundër Bianconerëve pas zbulimeve të reja nga hetimi i Prismas, i kryesuar nga Prokuroria Publike e Torinos.
Ai fillimisht kërkoi një zbritje prej nëntë pikësh, por dënimi ishte edhe më i rëndë.
Juventusit i janë ulur 15 pikë, duke e lënë në vendin e 10-të në tabelën e Serie A me 22 pikë.
Klubi mund ta apelojë këtë vendim në Collegio di Garanzia dello Sport të CONI.
Ky vendim pritet të jetë më i rëndi për Juventusin, që nga “Calciopoli”, që e pati dërguar të luajë në Serie B.



