Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pas elimimit nga Liga e Evropës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës
    Futboll vendor

    Pas elimimit nga Liga e Evropës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës

    17/07/2025 22:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zyrtarizohet përballja e FC Prishtinës në raundin e dytë të Ligës së Konferencës – skuadra kryeqytetase do të ndeshet me Larne FC nga Irlanda e Veriut.

    Lajmi u konfirmua pas përfundimit të ndeshjes së kthimit ndaj Sheriff Tiraspol, ku Prishtina fitoi 2-1 në “Fadil Vokrri”, duke u eliminuar nga raundi i parë të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 5-2.

    Ndërkohë, Larne e kishte siguruar kalimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës të mërkurën, pasi eliminoi skuadrën letoneze Audas pas penalltive.

    Dy takimet përfunduan fillimisht pa fitues (0-0 dhe 2-2), por Larne triumfoi me qetësi nga pika e bardhë.

    Tani, me të dyja ekipet që vijnë nga eliminimi në raundet e para të garave respektive, përballja mes Prishtinës dhe Larne është zyrtarizuar: ndeshja e parë do të luhet më 25 korrik në Irlandën e Veriut, ndërsa ajo e kthimit më 1 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Larne nuk është emër i panjohur për futbollin kosovar. Në vitin 2023 u eliminua nga Ballkani me rezultat të thellë 7-1 në total, ndërsa në vitin pasues, në një surprizë të madhe, e eliminoi kampionin e Kosovës, duke marrë revanshin.

    Këtë herë është Prishtina ajo që do të tentojë të vazhdojë më tej, në një duel ku cilësia në letër është në anën e saj – vlera e skuadrës arrin në 5.6 milionë euro krahasuar me 2.85 milionë euro të kundërshtarit.

    Por historia ka treguar se Larne është një kundërshtar i fortë, që nuk duhet nënvlerësuar. Prishtina tashmë ka përpara një sfidë vendimtare për të përmbushur ambiciet evropiane dhe për të shkruar një faqe të re në aventurën ndërkombëtare.  

    TË LIDHURA

    Duka, Ademi e Omeragiqi bëhen bashkë në Tetovë, Destani thekson rëndësinë e promovimit të standardeve dhe frymës evropiane të futbollit në rajon

    01/12/2025 14:27

    Trajneri i Baselit i del në mbështetje Shaqirit

    01/12/2025 14:18

    Vetëm gjashtë skuadra s’kanë humbur deri tani në UEFA Conference League, në mesin e tyre edhe Drita

    28/11/2025 12:37

    Thierry Favre vlerëson progresin e FFK-së: Mesazhi që po jep udhëheqja aktuale është shumë i mirë

    27/11/2025 13:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.