Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pas FFK-së edhe KOK dërgon ankesë në IOC dhe FIFA për veprimin racistë të Serbisë në Kupën e Botës “Katar 2022”
    Ballina-1

    Pas FFK-së edhe KOK dërgon ankesë në IOC dhe FIFA për veprimin racistë të Serbisë në Kupën e Botës “Katar 2022”

    25/11/2022 16:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komiteti Olimpik i Kosovës e ka pritur me shqetësim të madh veprimin e radhës që vjen nga Serbia, e cila edhe një herë përmes veprimeve të turpshme e përfshijnë politikën me sport.

    Këtë herë, një gjest i tillë vjen jo vetëm nga tifozët, por nga Kombëtarja e Serbisë në futboll, dhe pikërisht në ngjarjen më të madhe të futbollit, Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet në Katar.

    Drejtuesit e Federatës Serbe lejuan që një flamur me ngjyra serbe dhe me hartën e Republikës së Kosovës, si dhe me mesazh urrejtje “Nuk ka dorëzim”, të vendoset në zhveshtoret e Kombëtares së Serbisë, para dhe pas ndeshjes me Brazilit.

    Është e turpshme se si udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Serbisë lejuan të shfaqin mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale ndaj një shteti me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe FIFA e UEFA.

    Komiteti Olimpik i Kosovës në koordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s.

    Sot, gjatë ditës, ankesë në FIFA ka bërë edhe FFK.

    Besojmë se IOC dhe FIFA do të jenë të vëmendshme ndaj këtij veprimi dhe në Kupën e Botës Katar 2022 të mbretërojë vetëm fryma sportive dhe korrektësia.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.