Sporte tjera

Pas Indisë edhe Spanja pengon sportistët tanë në garat ndërkombëtare

Pas Indisë edhe Spanja pengon sportistët tanë në garat ndërkombëtare

Ende pa u zgjidhur rasti i Indisë me boksieren Donjeta Sadiku, është Spanja, një tjetër vend që nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë që diskriminon sportistët tanë. Federata për Kajakim e Kosovës bënë me dije se Federata për Kajakim e Spanjës nuk do ta lejojë kajakuesen tonë, Blandine Xhemajli, të përfaqësohet me simbolet shtetërore

Besnik Batusha

Ende pa u zgjidhur rasti i Indisë me boksieren Donjeta Sadiku, është Spanja, një tjetër vend që nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë që diskriminon sportistët tanë.

Federata për Kajakim e Kosovës bënë me dije se Federata për Kajakim e Spanjës nuk do ta lejojë kajakuesen tonë, Blandine Xhemajli, të përfaqësohet me simbolet shtetërore të Kosovës, në garën ndërkombëtare të kajakimit, që do të mbahet në fund të këtij muaji në Spanjë.

Një gjest i tillë, kryekëput politik, është  diskriminues dhe asesi i pranueshëm për ne, për çka do të marrim masat e nevojshme në institucionet përkatëse ndërkombëtare.

IndiakajakSpanja

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë