Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pas pranimit të trofeut, flasin Zekirija Ramadani me dy futbollistët, Brojën e Manajn: Titulli i dedikohet “Intelektualëve” të kthyer
    Ballina-1

    Pas pranimit të trofeut, flasin Zekirija Ramadani me dy futbollistët, Brojën e Manajn: Titulli i dedikohet “Intelektualëve” të kthyer

    25/05/2025 19:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Me fitoren ndaj Feronikelit ’74, Drita e mbylli një sezon goxha të suksesshëm në Superligën e Kosovës.

    Skuadra nga Gjilani – e cila javë më parë u shpallë matematikisht kampione e Kosovës – pas ndeshjes së sotme e mori edhe trofeun e kampiones.

    Drita fitoi 4-1, me dy gola nga Manaj, dhe nga një prej Ovoukës e Krasniqit.

    Pas mbylljes së ndeshjes dhe pranimit të trofeut, ka folur trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.

    Trajneri shkupjan Zekirija Ramadani, shpreson të mbetet gjatë trajner i Dritës. Ai u është mirënjohës drejtuesve dhe lojtarëve të Dritës për suksesin e arritur.

    “U jam shumë mirënjohës të gjithëve, pasi nuk më është dashur shumë për t’u ambientuar. Kam gjetur një familje të madhe këtu. Jam i kënaqur dhe shpresoj të qëndroj sa më gjatë te Drita”, ka thënë Ramadani.

    Edhe kapiteni Rron Broja u shpreh i lumtur me sukesin e arritur gjatë këtij sezoni.

    “Ka qenë një sezon mjaftë i mirë, pozitiv, si për klubin ashtu edhe për mua. E kurorëzuam sezonin me festë të jashtëzakonshme. Jam i lumtur, patëm shumë sakrifica, por ja arritëm atë që deshëm. Jam shumë, shumë i lumtur. Sinqerisht, këtë sezon kam zhvilluar shumë ndeshje të mira dhe nuk mund ta veçoj njërën sepse ka pasur shumë. Jam shumë i lumtur me paraqitjet”, theksoi Broja.

    Ndërkohë, top golashënuesi i Dritës, Arb Manaj tregon se kujt ia dedikon këtë titull.

    “Jam shumë i lumtur sepse e arritëm objektivin. Ka qenë mënyra më e mirë për ta mbyllur kampionatin. Normalisht, objektivi është arritja në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Do të mundohemi të arrijmë aty. Shpresoj të kontribuoj me sa më shumë gola e asistime. Titulli i dedikohet babait e nënës time, si dhe ‘Intelektualëve’ që janë kthyer”, ka deklaruar Manaj.

    Si kampione, Drita do të paraqitet në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Në kualifikimet e Championsit ishte paraqitur edhe në edicionin 2018/19 dhe 2020/2021.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi viziton ekipin kombëtar të Kosovës: I përgëzoj futbollistët për angazhimin

    02/06/2025 12:54

    “Kosovë mirë se ju gjetëm”, FFK-ja mirëpret yjet e rinj dardanë me një video të veçantë

    02/06/2025 10:50

    Real Madridi me një mesazh prekës për Luis Enriquen pasi fitoi Ligën e Kampionëve

    01/06/2025 17:22

    Baseli fiton Kupën pas gjashtë vjetësh, shënon Xherdan Shaqiri

    01/06/2025 16:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.