Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pas Rrahmanit e Hasanit, një tjetër futbollist kosovar pritet të transferohet te Rapid Bukureshti
    Ballina-2

    Pas Rrahmanit e Hasanit, një tjetër futbollist kosovar pritet të transferohet te Rapid Bukureshti

    20/12/2023 20:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portieri i Tiranës, Mustafë Abdullahu është në radarin e Rapid Bukureshtit.

    Edhe pse nuk ka pasur shumë minuta në fushë duket se i ka rënë në sy drejtuesve të skuadrës rumune.

    Sipas informacioneve të marra nga Sport.ro, Abdullahu,ka hyrë në listën e atyre që merren me transferime te Rapid dhe këtë dimër mund të bëjë kalimin në SuperLigën Rumune.

    Abdullahu për Kosovën U21 debutoi muajin e kaluar në fitoren 3:1 ndaj Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.

    Te Rapidi luajnë edhe Florent Hasanin, i cili u transferua nga Tirana vetëm pakë ditë më parë, si dhe Albion Rrahmani, i cili vitin e kaluar luajti te Ballkani.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.