Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pas stadiumit që u bë “histori”, ministria njofton për rinovimin e palestrës në Gjilan
    Ballina-1

    Pas stadiumit që u bë “histori”, ministria njofton për rinovimin e palestrës në Gjilan

    27/02/2024 20:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Qyteti i Gjilanit ka dy prej klubeve më të mira të futbollit në vend. Por, për shumë vjet nuk ka stadium të denjë të futbollit.

    Stadiumi i qyteti në Gjilan kishte nisur të rinovohej, por punimet ishin ndalur dhe nuk kanë vazhduar për kohë të gjatë. Në shtator të vitit të kaluar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte njoftuar se “stadiumi i Gjilanit po bëhet”. Megjithatë hapja e stadiumit në Gjilan nuk pritet edhe shumë vjet.

    Të martën MKRS-ja lëshoi një tjetër njoftim që ka të bëjë me sportin e Gjilanit. Njoftoi se palestra “Bashkim Selishta – Petriti” do të rinovohet dhe më pas do të ofrojë kushte moderne për sportistët.

    “Për këtë sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi nga sekretari i MKRS-së, Xheladin Krasniqi, dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në praninë e ministrit Hajrulla Çeku dhe drejtorit të sportit në MKRS, Ibër Alaj”, ka njoftuar MKRS-ja.

    Rinovimi i palestrës në Gjilan do të kushtojë plot 2,3 milionë euro. Është investim i përbashkët i MKRS-së dhe Komunës së Gjilanit.

    “Përmirësimi i infrastrukturës sportive në gjithë vendin është ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Sportit”, ka shkruar MKRS-ja.

    Nuk është dhënë ndonjë njoftim se kur do të nisin punimet dhe kur do të përfundojnë ato.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shkruar se bëhet fjalë për investim prej 2,4 milionë euro.

    “Komuna do të financojë 400 mijë euro, ndërsa MKRS-ja dy milionë euro. Për jetësimin e projekteve dhe kushteve më të mira në zhvillimin e sportit”, ka shkruar Hyseni.

    TË LIDHURA

    Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

    20/08/2025 11:03

    Reali e nis me fitore sezonin, shënon gol Mbappe

    19/08/2025 23:08

    Sa milionë euro janë në lojë për Dritën ndaj Differdanget?

    19/08/2025 20:00

    Zvicra po punon për ta penguar kalimin e Leon Avdullahut te Kosova

    19/08/2025 19:58
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.