Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pas transferimit te Dinamo, Arbër Hoxha paralajmëron kalimin te Shqipëria
    Ballina-2

    Pas transferimit te Dinamo, Arbër Hoxha paralajmëron kalimin te Shqipëria

    10/01/2024 22:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arbër Hoxha të mërkurën ka zhvilluar stërvitjen e parë me Dinamo Zagrebin, ndërsa pritet të debutojë të shtunën në ndeshje përgatitore. Dinamo është duke u përgatitur në Rovinj, ndërsa të mërkurën luajti miqësore ndaj Triglavit, të cilën e fitoi 7:0. Hoxha nuk u aktivizua në këtë ndeshje.

    Sulmuesi i krahut ka dhënë një intervistë për sajtin kroat “germanijak” dhe ka paralajmëruar kalimin te Shqipëria. Ai ka disa paraqitje për Kosovën në miqësore, ndërsa vitin e kaluar u pajis me pasaportë të Shqipërisë.

    “Po, Kosova nuk më ka ftuar asnjëherë. Shqipëria më ka thirrur dhe më ka dhënë pasaportën. Besoj se së shpejti do të luaj për Shqipërinë. Shpresoj se do të shkoj në Evropian dhe do të luaj ndaj Kroacisë”, ka thënë Hoxha për sajtin kroat.

    25-vjeçari te Dinamo kaloi të martën nga Slaven Belupo, ekipi tjetër kroat. Ai ka tri paraqitje për Kosovën, në ndeshje miqësore. Kishte luajtur ndaj Suedisë më 12 janar të vitit 2020 e më pas ndaj Guinesë dhe Gambisë në qershor të vitit 2021. Prej atëherë nuk është ftuar.

    Pra nuk e ka fituar asnjëherë rastin vërtetë dhe tani mund të kalojë te Shqipëria. Në fakt te Shqipëria konkurrenca është shumë e madhe, ndërsa kalimi i Hoxhës te kuqezinjtë do të ishte tjetër humbje për përfaqësuesen e Kosovës.

    Hoxha në Kroaci ka luajtur edhe për Lokomotivën, por synimin e madh e kishte Dinamon.

    “Nga dita e parë kur erdha në Kroaci, dëshira ime e vetme ishte Dinamo dhe ajo ditë erdhi. Këtë e kisha ëndërr dhe synim. Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar skuadrës, ende nuk po mund të besoj se jam këtu. Jam maksimalisht i fokusuar në atë që është para meje. Të gjithë e dinë çka do të thotë Dinamo për Kroaci dhe cilat janë synimet – duam të fitojmë secilën ndeshje”, ka thënë Hoxha.

    Ai ka treguar se kishte shumë oferta, por se ishte i vendosur që të transferohet te Dinamo, skuadra bindshëm më e suksesshme në Kroaci.

    Hoxha ka lënë të kuptohet se nuk i frikësohet konkurrencës, ndërsa ka falënderuar Slaven Belupon. Hoxha ka theksuar se ana e tij e fortë është loja një kundër një dhe driblimi. Ishte trajneri i Dinamos, Sergej Jakiroviq që insistoi për transferimin e Hoxhës.

    “Ai më ka ndihmuar shumë, ka dashur të më sjellë, më ka thënë këtë dhe kjo kishte rëndësi për mua. Dua t’ia kthej me ndeshje në terren. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë, çdo gjë është në nivel të lartë. Dinamo është plot me yje dhe ndihem mirë në mesin e tyre”, ka theksuar Hoxha.

    Hoxha beson se Dinamo do ta fitojë titullin e kampionit të Kroacisë në fund, ndonëse aktualisht është prapa Hajdukut. Hajduku ishte një prej skuadrave të interesuara për kosovarin.

    “E përsëris, gjithë kohën kam menduar vetëm për Dinamon. Nuk kam menduar asgjë tjetër, për asnjë klub tjetër. Dhe tani jam këtu”, ka theksuar Hoxha.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.