Sporte tjera

Pas xhudos dhe futbollit, hendbolli është sporti i tretë më i ranguar në Kosovë

Pas xhudos dhe futbollit, hendbolli është sporti i tretë më i ranguar në Kosovë

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar të martën listën e sporteve në bazë të kategorizimit. Hendbolli është sporti i tretë më i ranguar, pas xhudos e futbollit. Sipas vlerësimit të komisionit të KOK-ut, hendbolli mban vendin e tretë me 81.10 pikë. Futbolli, sipas komisionit, ishte pak mbi hendbollin e xhudoja kishte disa pikë më shumë.

Besnik Batusha

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar të martën listën e sporteve në bazë të kategorizimit. Hendbolli është sporti i tretë më i ranguar, pas xhudos e futbollit.

Sipas vlerësimit të komisionit të KOK-ut, hendbolli mban vendin e tretë me 81.10 pikë.

Futbolli, sipas komisionit, ishte pak mbi hendbollin e xhudoja kishte disa pikë më shumë. Por më pas u vendos nga KOK-u që xhudo e futbolli të poentohen me nga 100 pikë.

Sportet, përkatësisht federatat sportive, janë ndarë në katër kategori të ndryshme. Kategorizimi bëhet në bazë të shumë kritereve, ndërsa kalimi në vendin e tretë dëshmon rritjen e vazhdueshme të hendbollit kosovar dhe punën e mirë që po e bënë FHK-ja.

Vjet FHK-ja ishte e katërta në kategorinë A.

FutbollihendbolliXhudo

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë