Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pas zyrtarizimit te Galatasaray, Zaniolo “përvjel” mëngët dhe nis punën për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti
    Ballina-1

    Pas zyrtarizimit te Galatasaray, Zaniolo “përvjel” mëngët dhe nis punën për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti

    09/02/2023 15:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vetëm pak kohë pasi nënshkroi zyrtarisht me Galatasarayn, futbollisti Nicolo Zaniolo ka nisur punën për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë të hënën.

    Zaniolo është fotografuar në Qendrën e Ndihmës së Stadiumit Nef teksa pa ndihmonte në kompletimin e paketimeve për t’i nisur drejt juglindjes së Turqisë, atje ku ishte edhe epiqendra e tërmetit nga e cila mijëra njerëz humbën jetën.

    “Lojtari ynë i ekipit të futbollit A, Nicolò Zaniolo, mbështeti punën tonë në Qendrën e Ndihmës së Stadiumit Nef. Jemi në Nef Stadium P1 dhe P2 Parking. Ne presim ndihmën tuaj për qytetarët tanë në zonën e fatkeqësisë”, thuhet në njoftimin e Galatasarayt.

    Futbol A Takımı oyuncumuz Nicolò Zaniolo, Nef Stadyumu Yardım Merkezi’ndeki çalışmalarımıza destek verdi.

    📍 Nef Stadyumu P1 ve P2 Otopark Alanı’ndayız.

    Afet bölgesindeki vatandaşlarımıza yardımlarınızı bekliyoruz. ❤️🤍 pic.twitter.com/xJBmgVxEQW

    — Galatasaray SK (@GalatasaraySK) February 9, 2023


    Tërmeti shkatërrues që goditi juglindjen e Turqisë kishte një magnitudë 7.4 ballë të shkallës rihter. Tërmeti që goditi Turqinë e preku edhe Sirinë nga e cila mijëra njerëz u nxjerrën të vdekur nga rrënojat.

    Ndërkaq, raportohet se në total mbi 16 mijë njerëz kanë vdekur nga ky tërmet.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.