Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pedri: Barça nuk e meriton Ligën e Kampionëve 
    Futboll ndërkombëtar

    Pedri: Barça nuk e meriton Ligën e Kampionëve 

    27/10/2022 12:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pedri e ka pranuar se Barcelona nuk është mjaftueshëm e mirë për të garuar në Ligën e Kampionëve.

    Këtë deklaratë, mesfushori i talentuar i “blaugranas” e ka dhënë menjëherë pas eliminimit nga “Championsi” të mërkurën në mbrëmje.

    Fitorja e Interit ndaj Viktoria Plzenit ka bërë që Barcelona të mos kalojë në fazën nokaut të kësaj gare për sezonin e dytë rresht.

    Barcelona e fitoi vetëm një ndeshje nga pesë sa i ka zhvilluar në këtë sezon të “Championsit”.

    “Natyrisht se është dështim. Ne nuk kemi merituar të vazhdojmë në Ligën e Kampionëve. Jemi ekip i ri dhe duhet përmirësuar shumë gjëra. Kemi bërë transferime të mëdha, por nuk kanë qenë të mjaftueshme për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe është dëshpërim i madh. Duhet të jemi kritik të vetes”, ka thënë Pedri për “Movistar”.

    TË LIDHURA

    Galatasaray kompleton transferimin e Leroy Sanes

    12/06/2025 21:50

    Për Zhegrovën hyn në garë një tjetër skuadër e Serie A

    12/06/2025 20:14

    Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

    12/06/2025 19:37

    Serbia e pret Shqipërinë në stadiumin e Cërvena Zvezdës

    12/06/2025 18:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.