Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Peja bindëse në “Karagaçi”, barazohet seria finale
    Ballina-2

    Peja bindëse në “Karagaçi”, barazohet seria finale

    07/05/2023 21:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Peja e ka fituar bindshëm ndeshjen e dytë të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi”, Peja fitoi ndaj Trepçës me rezultatin 107:79.

    Tani rezultati është 1:1 në serinë finale. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione. Ndeshja e ardhshme luhet të enjten në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

    Skuadra pejane nisi furishëm dhe fitorja e saj nuk është rrezikuar për asnjë moment. Pejanët krijuan epërsi 12:0 e më pas 19:2. Çereku i parë përfundoi 32:14. Epërsi të lartë skuadra pejane më pas mbajti deri në fund.

    Çereku i dytë përfundoi 25:18 për Pejën, ndërsa i treti 24:24. Në çerekun e fundit sërish Peja ishte më e mirë, 26:23.

    Ndeshja është luajtur në palestrën e mbushur me shikues, ndërsa përkrahja për Pejën ishte e madhe.

    Jalen Tate u dallua te Peja me 22 pikë, dhjetë asistime e tetë kërcime. Larry Thomas i kishte 18 pikë, shtatë asistime e gjashtë kërcime. Arti Hajdari shtoi 18 pikë, ndërsa Alban Veseli i kishte 16.

    Te Trepça me lojë më të mirë u dallua Jamal Artis. Ai ndeshjen e përfundoi me 13 pikë, nëntë kërcime e tri asistime. Më efikasi ishte Drilon Hajrizi me 18 pikë, Ai kishte edhe tetë kërcime. Ken Brown i realizoi 12 pikë.

    Të dy skuadrat janë duke pritur gjatë për titull të kampionit. Peja së fundi ishte kampione në vitin 2013, ndërsa Trepça në vitin 2012.

    TË LIDHURA

    Trajneri i Irlandës flet për sukseset e Kosovës: Ishin mbresëlënës

    13/02/2026 13:19

    Grupe shumë të forta në Ligën A

    12/02/2026 20:05

    Mediumi i fuqishëm “Sky” shkruan për selektorin e Kosovës

    12/02/2026 20:01

    Shqipëria njofton kundërshtarët në Ligën e Kombeve 2026/27

    12/02/2026 19:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.