Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Peja e do trofeun ballkanik
    Ballina-1

    Peja e do trofeun ballkanik

    27/04/2023 15:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Peja është pjesë e Final 4 të Ligës Ballkanike.

    Ky event do të zhvillohet në Stara Zagora të Bullgarisë, nga dita e premte deri të dielën, ndërsa organizator është BC Beore.

    Për skuadrën bullgare kjo është hera e parë që organizon një ngjarje të tillë, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me Pejën.

    Kjo ndeshje zhvillohet nesër nga ora 18:15 me kohën tonë lokale, ndërsa nga ora 15:30 ndeshen Hapoel Beer Sheva/Dimona-KK Milenijum.

    Peja e ka mundur dy herë skuadrën bullgare dhe shpreson ta mposhtë për herë të tretë për të arritur në finale.

    Ndeshja për vendin e tretë zhvillohet të dielën nga ora 16:00, kurse finalja nga ora 18:30.

    Peja kishte përfunduar garat e rregullta në vendin e dytë me 22 pikë, apo dhjetë fitore e dy humbje, ndërsa lider ishte Hapoel me 11 fitore e një humbje, Beroe ishte e treta me gjashtë fitore e shtatë humbje, ndërsa Milenijum përfundoi në vendin e katërt.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.