Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Peja fiton me rikthim të madh ndaj Yllit, kalon në finale të Superkupës
    Ballina-1

    Peja fiton me rikthim të madh ndaj Yllit, kalon në finale të Superkupës

    15/09/2023 23:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Peja është finalistja e dytë e Superkupës së Kosovës në basketboll.

    Pejanët janë rikthyer fuqishëm në
    pjesën e dytë, duke përmbysur minusin prej 17 pikë në plus dhe për të triumfuar në fund 72:79 (23:18, 18:12, 17:22, 14:27).

    Takimi ishte interesant nga fillimi deri në fund, por çerekun e parë më mirë e nisën vendasit, që kishin epërsi deri në gjashtë pikë, 17:11, derisa këtë pjesë e fituan 23:18. Therandasit e ngritën epërsinë deri në 12 pikë, 32:20 dhe ishin në epërsi konstante, duke shkuar në pushim me rezultat 41:30.

    Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, për të thelluar edhe më shumë epërsinë, që shkoi deri në 17 pikë, 58:41, megjithatë nga ky moment Peja u rikthye, duke afruar rezultatin dhe duke e kthyer atë në favor të saj për të triumfuar në fund 72:79.

    Te therandasit u dalluan Valon Bunjaku me dhjetë pikë, 11 kërcime e shtatë asistime, Jalen Nesbitt me 14 pikë e 11 kërcime dhe Gëzim Morina me 16 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te pejanët më të mirët ishin Lis Shoshi me 21 pikë e nëntë kërcime, Justin Davis me 17 pikë e shtatë kërcime dhe Jacob Calloway me 20 pikë e pesë kërcime.

    Finalja e madhe është të dielën mes Trepçës dhe Pejës në Therandë.

    TË LIDHURA

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23

    Rezultat i paparë në finalen e Wimbledonit: Iga Swiatek shkruan histori me fitore spektakolare

    12/07/2025 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.