Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Peja fiton titullin pas një dekade
    Ballina-1

    Peja fiton titullin pas një dekade

    18/05/2023 23:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Pejës ka fituar titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll për edicionin 2022/23. Peja e siguroi titullin, pasi në ndeshjen e pestë të serisë finale të plejofit e mposhti Trepçën pas vazhdimit prej pesë minutave. Dueli luajtur të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” të stërmbushur, përfundoi me shifrat 93:91, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin 77:77.

    Për Pejën, kjo ishte fitorja e tretë në këtë seri finale për Pejën, e cila e siguroi titullin me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

    Fitoren e parë në Mitrovicë në këtë seri finale, Pejës ia siguroi qendra Bradley Waldow, që shënoi dy pikë kur kishin mbetur vetëm 1.2 sekonda pa mbaruar 5 minuta shtesë.

    Në aksionin e fundit, Trepça nuk realizoi pas tentimit të Ken Brown nga gjysma e fushës për t’i dhënë fund çështjes së kampionit.

    Ndeshja ishte tejet interesante dhe u përcoll gjatë tërë kohës me një atmosferë të zjarrtë nga tribunat, duke konfirmuar epitetin e finales së madhe. Pas përfundimit të takimit, filluan hedhjet e shumta të gjësendeve në parket, duke detyruar basketbollistët e Pejës që të ikin me shpejtësi në drejtim të zhveshtores.

    Për Pejën, ky është trofeu i parë këtë edicion, ndërsa Trepça mbetet pa titull prej vitit 2012. Trepça e nisi mirë takimin dhe kishte epërsi 8:2, por Peja u rikthye për ta mbyllur çerekun e parë me shifrat 20:17. Pejanët e fituan edhe çerekun e dytë dhe shkuan në pushim me një epërsi të lehtë prej dy pikëve – 36:34. Trepça reflektoi në periudhën e tretë, që ishte edhe periudha e vetme që e fitoi për t’u futur në çerekun e katërt me rezultatin 58:58. Dhjetëminutëshi i katërt ishte më interesanti, pasi Trepça e siguroi vazhdimin me pikët e shënuara nga Amin Hot në sekondën e fundit. Në vazhdimin prej pesë minutave, Peja u tregua me e përqendruar dhe më e saktë për të fituar me shifrat 16:14 dhe për t’u konfirmuar kampione e këtij edicioni. Qendra amerikane, Bradley Waldow ishte më i merituari për këtë sukses të Pejës, pasi ndeshjen e mbylli me “double-double” prej 20 pikëve e 10 kërcimeve. E me lojë të mirë te pejanët, u veçuan edhe Devoe Joseph që pati 21 pikë e Jalen Tate me 20 pikë, por që u përjashtua në minutat e fundit nga lojë për shkak të dy gabimeve teknike. Te Trepça, pesë basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore por kjo nuk mjaftoi për ta rikthyer titullin në Mitrovicë pas 11-të vjetësh. Më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë, i përcjell nga Will Daniels me 17 e Mikaile Tmushiq me 15 sosh.

    Pas triumfit të Pejës, tifozët nisën hedhjen e gjësendeve në parket. Më pas u vendos për zbrazjen e palestrës dhe ka nisur me vonesë ceremonia e ndarjes së medaljeve.

    TË LIDHURA

    Fluminense shkakton befasinë e madhe, eliminon Interin nga Kupa e Botës për Klube

    30/06/2025 23:06

    Paga vjetore e Dakut te Rubin Kazani do të jetë 3 milionë euro

    30/06/2025 22:42

    Lindon Emërllahu shënon super gol në miqësore

    30/06/2025 22:39

    Avdijaj transferohet te Wolfsbergeri

    30/06/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.