Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Peja mposht thellë kampionin në Suharekë
    Ballina-2

    Peja mposht thellë kampionin në Suharekë

    07/03/2023 22:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Pejës e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës në basketboll ndaj Golden Eagle Yllit. Dueli i luajtur të martën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, përfundoi me shifrat 95:78 në të mirë të Pejës.

    Me këtë fitore, Peja është ngritur në kuotë e 41 pikëve, duke u barazuar me Yllin.

    Skuadra e Pejës ishte më e mirë se Ylli gjatë tërë ndeshjes dhe pothuajse vazhdimisht ishte në epërsi. Megjithatë, shkëputjen e madhe në rezultat, Peja e bëri në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me shifrat 28:17. Krahas këtij çereku, Peja fitoi edhe periudhën e parë dhe të tretë, ndërsa Ylli ishte më i mirë në dhjetë minutat e fundit, por që nuk pati ndonjë ndikim në rezultatin përfundimtar.

    Arian Qallaku me 18 pikë të shënuara ishte më efikasi te Peja, ku me lojë të mirë u veçuan edhe David Joseph (17) e Larry Thomas (14).

    Te Ylli, u veçuan Wesley Washpun e Henrik Shirko me nga 15 pikë të shënuara secili, por që nuk arritën ta evitojnë humbjen.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.