Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Peja, një hap afër finales
    Ballina-2

    Peja, një hap afër finales

    15/04/2023 23:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Peja ka bërë një hap të madh drejt finales. Pejanët në udhëtim kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 76:86 (18:26, 18:19, 18:21, 22:20), në gjysmëfinalen e dytë të “Play-off”-it.

    Vendasit e nisën për mrekulli ndeshjen me një seri 8:0, por kundërpërgjigja e mysafirëve ishte e jashtëzakonshme me seri 1:18, për epërsinë 9:18, ndërsa çerekun e parë e fituan 18:26. Therandasit sërish për mrekulli e nisën periudhën e dytë, me seri 10:0 për të kaluar në epërsi 28:16 dhe më pas zhvillohet lojë e barabartë, por në fund pejanët u shkëputën për të shkuar në pushim me shifrat 36:45.

    Në periudhën e tretë, skuadra pejane arriti shkëputjen më të madhe që shkoi në 16 pikë, 43:59, ndërsa kampionët aktualë, ashtu si në dy çerekët e parë edhe në këtë pjesë shënuan 18 pikë, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 54:66. Ylli tentoi deri në fund rikthimin, por nuk ia arriti qëllimi dhe Peja triumfoi 76:86.

    Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Brad Waldow me 31 pikë e 16 kërcime.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.