Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Peja shpall më të mirët, Distria Krasniqi pranon çmimin e “Sportistes së Vitit” nga Agim Ademi
    Ballina-1

    Peja shpall më të mirët, Distria Krasniqi pranon çmimin e “Sportistes së Vitit” nga Agim Ademi

    25/01/2024 23:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komuna e Pejës ka mbajtur sot ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të dalluar të vitit 2023. Pa dyshim në shpalljen e më të mirëve kanë mbizotëruar xhudistët, ngase Peja është qytet i kampionëve evropian, botëror e olimpik të këtij sporti.

    E në këtë manifestim i pranishëm ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili nga organizatorët u nderua me ndarjen e çmimit për “Sportisten më të mirë të vitit”, epitet i cili i ka takuar kampiones olimpike në xhudo, Distria Krasniqi. Ndërkohë, epiteti i “Sportistit të vitit” i takoi Akil Gjakovës.

    Postimi i plotë i Ademit:

    Sonte pata kënaqësinë të marrë pjesë në manifestimin e shpalljes së sportistëve më të mirë të vitit 2023 në Komunën e Pejës. Në këtë ngjarje, u nderova me ndarjen e çmimit për sportisten më të mirë, i cili i takoi xhudistes, Distria Krasniqi. Paraqitjet e jashtëzakonshme të saj në arenën ndërkombëtare bënë krenare jo vetëm Pejën, por edhe të gjithë Kosovën. Falënderoj drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport, Xhenet Syka dhe Komunën e Pejës për respektin ndaj meje dhe bashkëpunëtorëve të mi.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.