Futboll ndërkombëtar

Pele kontaktoi me Mbappen nga spitali: Miku im, do të jem i lumtur nëse thyen një tjetër nga rekordet e mia

Pele kontaktoi me Mbappen nga spitali: Miku im, do të jem i lumtur nëse thyen një tjetër nga rekordet e mia

Legjendari Pele ka më shumë se një javë që po trajtohet në spital për shkak të një infeksioni në mushkëri të rënduar nga Covid, sipas familjarëve të tij. Mediat braziliane raportuan se Pele u transferua në kujdesin intensiv sepse trupi i nuk reagoi ndaj kimioterapisë që përdori për të luftuar kancerin, por vajzat e tij

Besnik Batusha

Legjendari Pele ka më shumë se një javë që po trajtohet në spital për shkak të një infeksioni në mushkëri të rënduar nga Covid, sipas familjarëve të tij.

Mediat braziliane raportuan se Pele u transferua në kujdesin intensiv sepse trupi i nuk reagoi ndaj kimioterapisë që përdori për të luftuar kancerin, por vajzat e tij e mohuan këtë. Vitin e kaluar iu hoq një tumor në zorrët.

Nga spitali, Pele shkoi për Kylian Mbappen në Twitter, i cili pesë ditë më parë ishte lutur për legjendën me fjalët: “Lutuni për Mbretin”.

Pray for the King 👑🙏🏽🇧🇷 @Pele

— Kylian Mbappé (@KMbappe) December 3, 2022

Pele iu përgjigj: “Faleminderit. Do të jem i lumtur të të shoh të thyesh një tjetër rekord timin në këtë kampionat, miku im”.

Kujtojmë se 23-vjeçari Mbappe shënoi dy gola në ndeshjen kundër Polonisë dhe kështu arriti në total nëntë gola në Kampionatin Botëror.

Kjo e bëri atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në Kupat e Botës nën moshën 24 vjeç, dhe rekordin e mëparshëm e mbante Pele me tetë gola.

MbappePele

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions