Futboll ndërkombëtar

Pengesa e papritur/ Dënimi i dhënë nga Federata e Futbollit shtyn debutimin e Ronaldos tek Al Nassr

Pengesa e papritur/ Dënimi i dhënë nga Federata e Futbollit shtyn debutimin e Ronaldos tek Al Nassr

Pas prezantimit zyrtar nga Al Nassr, Cristiano Ronaldo u vu në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia me dëshirën për të debutuar me skuadrën saudite këtë të enjte, kundër Al Tait, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit vendës. Mirëpo siç raportohet këtë të mërkurë nga “Daily Mail”, CR7 do të duhet të presë, pasi

Besnik Batusha

Pas prezantimit zyrtar nga Al Nassr, Cristiano Ronaldo u vu në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia me dëshirën për të debutuar me skuadrën saudite këtë të enjte, kundër Al Tait, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit vendës.

Mirëpo siç raportohet këtë të mërkurë nga “Daily Mail”, CR7 do të duhet të presë, pasi nuk ka shlyer pezullimin prej dy ndeshjes e vendosur nga Federata Angleze, pas episodit të diskutueshëm me një tifoz të Evertonit (i hodhi në tokë.

Ndëshkimi për CR7 u njoftua më 23 nëntor, kur Botërori kishte nisur. Në fakt, ky lloj pezullimi nuk shtrihet në sfidat e kombëtareve, por mbetet në nivel klubesh, në bazë të nenit 12.1 të Rregullores së FIFA-s për statutin dhe transferimin e lojtarëve. “Çdo sanksion disiplinor deri në katër ndeshje ose deri në tre muaj, që i është vendosur një lojtari nga një Federatë, por që nuk është zbatuar ende (plotësisht) në momentin e transferimit, do të zbatohet nga Federata e re, ku lojtari është regjistruar,” lexohet në rregullore.

Nëse vërtetohet ky skenar, Ronaldo mund të debutojë me Al Nassr-in vetëm më 21 janar, kundër Al-Ettifaq, duke munguar edhe në ndeshjen kundër Al Shabab (më 14 janar).

Al NassrRonaldos

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions