Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pepe shpërthen në akuza pas eliminimit të Portugalisë: E papranueshme që na gjykoi një argjentinas pas fjalëve të Messit
    Ballina-1

    Pepe shpërthen në akuza pas eliminimit të Portugalisë: E papranueshme që na gjykoi një argjentinas pas fjalëve të Messit

    10/12/2022 19:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Eliminimi i Portugalisë në çerekfinalet e Kupës së Botës përballë Marokut ka qenë një goditje e rëndë për skuadrën luzitane.

    Por sipas mbrojtësit Pepe, kjo ishte rrjedhojë e një gjykimi të gabuar nga kryesori argjentinas Fakundo Tejo.

    Ai kishte besimin se Tejo ishte ndikuar nga fjalët e djeshme të Mesit dhe kishte bërë të pamundurën për të mos lejuar Portugalinë që të shprehte lojën e saj duke dhënë faulle të panumërt.

    “Është e papranueshme që një gjyqtar argjentinas të vërshëllejë për këtë ndeshje. Jam shumë i trishtuar, për atë që humbëm. Ishin 90 minuta ku ata u munduan gjithmonë të ndalnin lojën tonë me faulle të lehta, gjyqtari nuk jepte kartonë, nuk i tërhiqte vëmendjen. Kështu shkoi gjithë loja, vetëm faulle. Ata patën fatin që shënuan një gol. Ne punuam shumë dhe bëmë shumë për të fituar ndeshjen.

    Ishim gjithmonë para, pësuam në mënyrë të papritur një gol, por ishim gjithmonë më të fortë se ata. Ishte e papranueshme të kishim një gjyqtar argjentinas që drejtonte ndeshjen, pasi u dëgjuan fjalët e Mesit, ndërsa vjen e na gjykon argjentinasi. Në pjesën e dytë nuk u luajt aspak, ai dha vetëm 8 minuta shtesë. Vetëm ne deshëm të luanim në pjesën e dytë. Jemi të mërzitur, kishim cilësi për të fituar, për fat të keq nuk ia dolëm. Nuk na lejuan të luanim”, tha Pepe pas sfidës.

    TË LIDHURA

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39

    Conor McGregor nokauton një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

    17/06/2025 23:15

    Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit

    17/06/2025 23:01

    Historik i shkurtër i kundërshtarit të Prishtinës në Ligën e Europës

    17/06/2025 20:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.