Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Për 28 Nëntorin, “Skifterat” e bëjnë me shtëpi një familje pesë-anëtarëshe në nevojë
    Ballina-2

    Për 28 Nëntorin, “Skifterat” e bëjnë me shtëpi një familje pesë-anëtarëshe në nevojë

    27/11/2024 17:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifo grupi nga Gjilani, “Ultras Skifterat”, kanë bërë një gjest shumë të dobishëm, duke e bërë me shtëpi të re një familje pesë-anëtarëshe në nevojë.

    “Nuk kishte si të nisej më mirë kjo ditë e ngrohtë me diell në prag feste sesa duke rehatuar një familje 5 anëtarëshe me strehim të ri!”, thuhet në njoftimin e tifozërizë.

    “Shtëpinë që ia kishim ndërtuar para 4 vitesh të ndjerit Zenun Zymberit e renovuam dhe ia dorëzuam pronarit të ri Nesret Riza Ibraimit nga Qarri!”, ka shkruar tifo grupi në një postim në Facebook.

    “Ultras Skifterat” falemnderuan të gjithë kontribuesit e mëhershëm për ndërtimin e shtëpisë dhe donatorët për funksionalizimin e sërishëm të saj.

    “Shërbimet internetit për vit nga Telkos!

    10 metra dru për ngrohje nga Flamur Shabani dhe donatori M.A!

    Tavolinë buke nga Mobileria Bungu!

    Paisje sanitare nga Elektro AS!

    Material per ngjyrosje nga AR Katana!

    Paisje dhe montim me laminat nga Arianit Bajrami dhe Granit Zymberi!”, janë lista e donatorëve për këtë gjest human.

    “Gëzuar të gjithë shqiptarëve festat e Nëntorit, qofshin festa të bashkimit dhe ndihmës pér njëri tjetrin”, tuhet në fund të njoftimit nga një ndër tifozëritë më të mëdha në vend, “Ultras Skifterat”. 

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.