Futboll ndërkombëtar

Për nder të Joshko Gvardiolit, në vendlindjen e tij, në Dalmaci, sonte pjekët një ka 400 kilogramësh

Për nder të Joshko Gvardiolit, në vendlindjen e tij, në Dalmaci, sonte pjekët një ka 400 kilogramësh

Kombëtarja kroate u kthye të dielën nga Katari me medaljen e bronztë, medalja e tretë nga kampionatet botërore në historinë e kësaj kombëtareje. Ata u mirëpritën në Zagreb në sheshin Ban Jelaçiq, ku disa dhjetëra mijëra fansa erdhën për t’i përshëndetur, transmeton Gazeta Sport. Në ditët në vijim u organizuan pritje në vende në të

Besnik Batusha

Kombëtarja kroate u kthye të dielën nga Katari me medaljen e bronztë, medalja e tretë nga kampionatet botërore në historinë e kësaj kombëtareje. Ata u mirëpritën në Zagreb në sheshin Ban Jelaçiq, ku disa dhjetëra mijëra fansa erdhën për t’i përshëndetur, transmeton Gazeta Sport.

Në ditët në vijim u organizuan pritje në vende në të gjithë Kroacinë prej nga vijnë apo e kanë origjinën futbollistët kroatë. Një i tillë është organizuar në fshatin Novigrad në bregun e detit Novigrad afër Zarës, prej nga vjen Joshko Gvardiol nga ana e familjes së babait të tij.

Babai i tij Tihomir ka lindur në Novigrad, i cili ende shet peshk në Dolac të Zagrebit, dhe gjyshi i tij Zvone dhe gjyshja Milka ende jetojnë atje. Portali ‘Zadarski tjednik’ raporton se sonte do të pjekët një ka 400 kilogramësh për nder të 20 vjeçarit që shkëlqeu në Botëror, ndërsa festën e organizon klubi vendor i futbollit NOSHK. /Gazeta Sport/

DalmaciJoshko GvardiolKroaci

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions