Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Për shkak të incidentit në ndeshjen Shqipëri – Moldavi, UEFA dënon FSHF-në
    Ballina-1

    Për shkak të incidentit në ndeshjen Shqipëri – Moldavi, UEFA dënon FSHF-në

    19/07/2023 16:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 21,250 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kualifikuese të Euro 2024, Shqipëri-Moldavi, e luajtur në stadiumin “Air Albania”, më 17 qershor 2023.

    Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga grupimi i tifozëve “Tirona Fanatics”, që ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, duke shkaktuar kështu trazira dhe situata krejtësisht të evitueshme.

    FSHF gjen rastin t’u bëjë apel të gjitha grupimeve dhe tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e incidenteve që mund të sjellin penalitete financiare dhe jo vetëm për Kombëtaren dhe futbollin shqiptar.

    Njëkohësisht, i ftojmë të gjithë tifozët dhe futbolldashësit të mbështesin Kombëtaren, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte e duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.