Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përdhunoi shqiptaren | Italia kërkon ekstradimin e ish- futbollistit të Milanit
    Ballina-1

    Përdhunoi shqiptaren | Italia kërkon ekstradimin e ish- futbollistit të Milanit

    04/10/2022 19:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    I dënuar me 9 vjet për përdhunim në grup, ish-sulmuesi i Milanit, Robinho duhet të shkojë pas hekurave. Ministria Italiane e Drejtësisë, kërkon nga Brazili ekstradimin e ish-lojtarit të kombëtares Selecao, një nga talentet më të mëdhenj të dekadave të fundit.

    Vendimi në dëm të Robinhos është i formës së prerë pasi ai u shpall fajtor për përdhunimin e një 23-vjeçareje shqiptare natën e 22 janarit të vitit 2013 në një pub të Milanos. Robinho bashkë me shokun e tij, Ricardo Falco janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për këtë krim ndërsa mësohet se të dy ndodhen në Brazil.

    38-vjeçari ka luajtur për 4 sezone me fanellën e Milanit në vitet 2010-2014, ndërsa do të jetë shumë e vështirë të ekstradohen pasi Kushtetuta Braziliane nuk e parashikon një gjë të tillë për shtetasit e vet. 

    Sipas prokurorisë, Robinho e dehu viktimën deri në pikën kur ajo ishte në gjendje të rënduar dhe më pas e dhunoi në grup në garderobën e një lokali nate. Prokuroria thekson në raport se dhunuesit e përçmuan aq shumë viktimën sa që e turpëruan. 

    Skuadra e Santosit ku ai u kthye të luante e ndërpreu kontratën menjëherë pasi u publikuan detajet e ngjarjes së shëmtuar.

    TË LIDHURA

    Shkëlqen PSG-ja dhe shkatërron Interin, fiton Championsin për herë të parë

    31/05/2025 23:00

    Dembele do të luajë edhe për “Topin e Artë”

    31/05/2025 20:32

    Tahir Batatina: Edhe 20 vjet s’do ta shihni Llapin në barazh

    31/05/2025 19:20

    Llapi mbetet në Superligë, mposht Vushtrrinë pas penalltive

    31/05/2025 18:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.