Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përditësohen vlerat e futbollistëve në treg – Lindon Emërllahu bëhet lojtari i parë që kap vlerën prej 1 milion eurove
    Ballina-1

    Përditësohen vlerat e futbollistëve në treg – Lindon Emërllahu bëhet lojtari i parë që kap vlerën prej 1 milion eurove

    06/12/2024 14:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt ka publikuar sot (e premte) përditësimin e fundit të vlerave të futbollistëve, ku pjesa e saj ishte edhe Superliga e Kosovës.

    Nga sot, futbollisti më i vlefshëm në Superligën e Kosovës është mesfushori Ballkanit dhe kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu.

    Sipas Transfermarkt, 21-vjeçari therandas tani në treg ka vlerë prej 1 milion eurosh, e cila është rritur për 400 mijë euro pasi më parë vlente 600 mijë.

    Në vendin e dytë, renditet braziliani i Ballkanit, Giovanni me vlerë prej 900 mijë eurosh, teksa top treshen e kompleton ylli kosovar i Malishevës, Drilon Hazrollaj, me vlerë prej 800 mijë euro apo një rritje prej 50 mijë eurosh nga vlerësimi i fundit.

    Najeeb Yakubu (Prishtina), Egzon Bejtulai (Drita), Drilon Islami (Prishtina), Albert Dabiqaj (Drita), Albin Krasniqi (Prishtina) dhe Etnik Brruti (Malisheva) janë lojtarët e radhës me një vlerë prej 500 mijë eurosh në treg.

    Top 10-shen e përmbyll Rron Broja i Dritës me një vlerë prej 450 mijë eurosh, po aq sa vlejnë edhe Sunday Atetunji i Ballkanit në pozitën e 11-të.

    Kushtrim Shabani, Beknaz Almazbekov, Arlind Veliu, Almir Ajzeraj, Walid Hamidi dhe Senad Jarovic vlejnë nga 400 mijë euro në treg.

    Rritjen më të madhe në përqindje në këtë vlerësim e pati talenti i Dukagjinit, Hekuran Berishën, i cili ka marrë një rritje prej 2900% apo një vlerë prej 300 mijë eurosh në treg. 

    TË LIDHURA

    Agim Ademi, njeriu që po ngrit Kombëtaren e Kosovës në nivelin e lartë evropian

    11/09/2025 14:16

    Lajm i mirë për tifozët e Chelseat, Cole Palmer rikthehet në stërvitje

    11/09/2025 10:23

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.