Futboll ndërkombëtar

Përdori telefonin e shikuesit, gjyqtari egjiptian suspendohet

Përdori telefonin e shikuesit, gjyqtari egjiptian suspendohet

Gjyqtari egjiptian i futbollit, Mohamed Farouk, është suspenduar pasi ka përdorur telefonin e një shikuesi në tribuna, për ta anuluar një gol në një ndeshje të ligës. Al-Nasr mendoi se ka shënuar golin e vonshëm të barazimit në udhëtim te Suezi në rangun e dytë të futbollit egjiptian, në ndeshjen që u zhvillua të premten.

Besnik Batusha

Gjyqtari egjiptian i futbollit, Mohamed Farouk, është suspenduar pasi ka përdorur telefonin e një shikuesi në tribuna, për ta anuluar një gol në një ndeshje të ligës.

Al-Nasr mendoi se ka shënuar golin e vonshëm të barazimit në udhëtim te Suezi në rangun e dytë të futbollit egjiptian, në ndeshjen që u zhvillua të premten. Nuk ka VAR në rangun e dytë të futbollit të Egjiptit, por Farouku përdori telefonin e një tifozi në stadium, për ta parë në xhirim të përsëritur rastin pasi skuadra vendëse protestoi se pati prekje me dorë. Farouku më pas e anuloi golin.

Federata e Futbollit të Egjiptit ka thënë nëpërmjet komunikatës se Vitor Pereira, i cili e zëvendësoi Mark Clattenburgun në krye të Komitetit të Gjyqtarëve të Egjiptit më herët gjatë këtij muaji, vendosi ta suspendojë gjithë stafin e gjyqtarëve në atë ndeshje, për një kohë të pacaktuar.

Suezi e fitoi ndeshjen 3:1, ndërsa gjyqtari Farouk u largua nga stadiumi me përcjellje të policisë.

GjyqtariPërdori telefonin

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions