Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përfaqësuesja e Serbisë arrin në Tiranë nën masa të rrepta sigurie – ndryshon hoteli, bllokohen rrugë
    Ballina-1

    Përfaqësuesja e Serbisë arrin në Tiranë nën masa të rrepta sigurie – ndryshon hoteli, bllokohen rrugë

    06/06/2025 16:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përfaqësuesja e Serbisë ka mbërritur në Tiranë ku do të luajë të shtunën në mbrëmje ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”.

    Që nga mbërritja e tyre në Rinas e deri në akomodimin në hotel, ata janë shoqëruar nga Policia e Shtetit për të garantuar të gjitha masat e sigurisë. Edhe pse fillimisht ishte raportuar se përfaqësuesja e Serbisë do të qëndronte në afërsi të stadiumit ku do të luhet ndeshja, ata kanë ndryshuar hotelin dhe janë vendosur në një hotel tjetër në Tiranë, çka ka bërë që edhe autoritetet të marrin masa me bllokimin e disa akseve rrugore shtesë.

    “Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, deri në drejtim të stadiumit ‘Arena Kombëtare’, përmes bulevardit ‘Bajram Curri’, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e  nesërme në orën 18:45, do të ketë kufizime të pjesshme deri në 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje pasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen”, njoftoi Policia e Shtetit. 

    Sipas Policisë, “çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero”.

    Ndeshja e shumëpritur do të luhet të shtunën në orën 20:45. Shqipëria momentalisht mban vendin e dytë në grup, me 3 pikë, pasi u mund 2-0 nga Anglia më 21 mars, ndërsa fitoi 3-0 kundër Andorrës 3 ditë më pas. Ndërsa Serbia nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje. (A2News)

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.