Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përfundon me sukses seminari me gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë
    Ballina-1

    Përfundon me sukses seminari me gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë

    25/01/2024 15:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nga data 19 deri më 25 janar është mbajtur seminari me gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë në Durrës. Ky seminar, ka shërbyer që të vlerësohet forma fizike dhe teorike e gjyqtarëve para fillimit të stinorit pranveror.

    Gjatë seminarit, gjyqtarët janë vizituar nga Presidenti i FFK-së z. Agim Ademi i cili në fjalimin e tij kërkoi nga gjyqtarët që të jenë sa më vigjilentë gjatë ndeshjeve të stinorit pranveror dhe të kryejnë detyrën e tyre me profesionalizëm.

    Nga afër punimet e këtij seminari i ka përcjellë edhe kryetari i gjyqtarëve, Përparim Hasani së bashku me Komisionin e Gjyqtarëve dhe është ndarë i kënaqur me formën aktuale të gjyqtarëve, si në aspektin teorik ashtu edhe atë fizik.

    Seminari me gjyqtarë të Superligës është mbajtur nga data 19-22 janar 2024, nën përkrahjen e UEFA-së, ku ligjërues ka qenë Frank De Bleeckere – Instruktor i UEFA-së dhe temat të cilat janë shtjelluar kanë qenë: Konsistenca në marrjen e vendimeve, Loja me dorë, Menaxhimi i lojës dhe Bashkëpunimi si dhe diskutimi i klipeve nga ligat vendore dhe VAR Linja e Intervenimit.

    Seminari me gjyqtarë të Ligës së Parë është mbajtur nga data 22-25 janar 2024, ku ligjërues kanë qenë Besfort Kasumi dhe Visar Kastrati, ndërsa temat të cilat janë shtjelluar kanë qenë të njëjtat të cilat janë diskutuar edhe me gjyqtarët e Superligës.

    Në ditën e fundit të seminarit gjyqtarët iu nënshtruan edhe testeve fizike dhe të gjithë i kanë kaluar me sukses.

    Në fund, komisioni ka analizuar gjithë rezultatin dhe formën fizike të gjyqtarëve dhe ka konstatuar se gjyqtarët janë të gatshëm për fillimin e kampionatit. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    PSG fiton Superkupën e UEFA-së, mposht Tottenhamin pas penalltive

    13/08/2025 23:18

    UEFA me mesazh për Izraelin

    13/08/2025 21:32

    Ramadani: Në fushë nuk dua spektakël, dua fitore

    13/08/2025 21:08

    Ekipi polak dënohet me 50 mijë euro gjobë për banerin shovinist ndaj Kosovës

    13/08/2025 19:13
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.